7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiq i reagon Kroacisë për bazën ushtarake në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se e ka kuptuar mesazhin nga Kroacia lidhur me vendimin për ndërtimin e një kampi ushtarak në Kosovë.

“Natyrisht, ne duam marrëdhënie fer me të gjithë në rajon, specifikisht me Kroacinë. Këto deklarata nuk janë shprehje e respektit për Serbinë, do të provoj të jem i butë. Kur e thua atë, nuk mund të pretendosh që nuk e di se ne e konsiderojmë atë territor tonin, dhe se serbët atje mbajn në mend vuajtjet tragjike”, u tha Vuçiq gazetarëve, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ai pyeti pse dikush kishte nevojë të merrte pjesë në atë, në vend që të refuzonte ofertën e KFOR-it.

“Ishte më e lehtë për ta të thoshin se ata nuk donin të merrnin pjesë kur morën ftesën. Për fat të keq, ata me qëllim e pranuan, duke u përpjekur të poshtërojnë Serbinë. Epo, ne e kuptuam mesazhin,” tha ai, duke shtuar se nuk do të kishte “Stuhi” të reja
“Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë” Stuhi “të reja, masakra, dëbime të popullsisë Serbe – mesazhi im është se nuk do të ndodhë. Dhe kur e them këtë, do të thotë se e garantoj atë,” tha ai.

 

Related posts

Vjen një lajm i mirë nga Trusti!

dardanianews

Mozaiku i deputetëve zhvatës të shtetit Dardan!

dardanianews

Skandaloze: Ministria e udhëhequr nga Vetëvendosje jep tender milionësh pa treguar kontratën

dardanianews