January 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

‘Baba po vjen’, çka po paralajmëron Labinot Rexha

Labinot Rexha, i njohur për dëshirën e tij të hapur për të qenë pjesë e formateve “Big Brother VIP”, ka trazuar sërish ujërat me një postim enigmatik që u fshi vetëm pak minuta më vonë.

Rexha shkroi në profilin e tij: “Baba po vjen – dhe me të vjen e vërteta”, një fjali që u interpretua menjëherë si paralajmërim për hyrjen në një reality show.

Ndërsa Big Brother VIP Kosova 4 tashmë ka nisur dhe dinamikat janë duke u formuar, hyrjet e reja janë gjithmonë të pritshme.

Megjithatë, një detaj tjetër ka ngritur pikëpyetje nëse Labinoti po synon Tiranën. Vetëm pak ditë më parë, këngëtari publikoi një foto të objektit të Top Channel, duke lënë të kuptohet se mund të jetë në bisedime për Big Brother VIP Albania, i cili pritet të nisë në vazhdim.

Pavarësisht se për cilin shtet bëhet fjalë, ndjekësit në komente ishin të një mendjeje: Labinoti po paralajmëron hyrjen.

Reagimet ishin nga më të ndryshmet — dikush e inkurajonte se do të bënte lojë të fortë, të tjerë ironizonin me situatën, ndërsa disa e krahasonin me banorët aktualë duke thënë se do ishte më i mirë por thelbi mbeti i njëjtë: publiku e perceptoi statusin si një konfirmim për pjesëmarrje në reality show.

Fshirja e shpejtë e postimit e ka bërë situatën edhe më dyshuese.

Mbetet për t’u parë nëse “Baba” do të shfaqet papritur në lojën që aq shumë e do. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Mes Gjestit e Gertës, Xheneta: Bigun duhet ta fitojë …

dardanianews

Duket si 20-vjeçare por ja sa vjet mbushi sot Olta Gixhari

dardanianews

Big Mama shihet nën përqafimin e këtij djaloshi simpatik

dardanianews