29.8 C
New York
September 11, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Shpati pjesë e Big Brother VIP, çka dihet deri tani

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi duket se është gati të bëjë rikthimin e madh në sytë e publikut, por këtë herë jo vetëm përmes muzikës.

Burime të sigurta për “Prive By Liberta Spahiu” konfirmojnë se ai do të jetë një nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Zëra nga Tirana bëjnë të ditur se negociatat janë mbyllur dhe ftesa tashmë është pranuar.

Ky zhvillim i papritur vjen në një moment kritik për jetën private të këngëtarit, pas zhurmës së madhe mediatike për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja e tij, Selvija. Pikërisht kjo situatë duket se do të jetë “kali i betejës” për vëmendjen brenda shtëpisë.

Nga ana tjetër, Selvija ka shuar çdo shpresë se mund të jetë vetë brenda.

E pyetur nga ndjekësit së fundmi, ajo u përgjigj prerazi: “Jo, as që dua të dal nëpër televizione më, e lëre më në Big”. Mbetet për t’u parë nëse Shpati do të zgjedhë të rrëfejë versionin e tij të historisë para milionave shikuesve, një lëvizje që pritet të gjenerojë debate të forta. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Gazetarja kryen marrëdhënie seksuale dhe interviston njerëzit në të njejtën kohë: Është pjesë e punës time

dardanianews

A po paguhet Vedati për qëndrimin brenda Big Brother VIP? Gazetarët zbulojnë të vërtetën

dardanianews

Ju kërkoj falje të gjithëve’, Kiara flet për herë të parë pasi hoqi Luizin nga Instagrami dhe fshiu fotot

dardanianews