January 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Familja e Elijones së “BBVK” thonë fjalën e fundit, kjo është e vërteta

Banorja e shumëpërfolur e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, është bërë sërish lajmi kryesor në mediat online, këtë herë për shkak të disa raportimeve nga portale që prekën të kaluarën e saj personale. Pas valës së komenteve dhe interpretimeve që qarkulluan në rrjet, familja dhe menaxhmenti i saj kanë reaguar me një deklaratë të qartë zyrtare në Instagram.

Sipas njoftimit, Elijona ka jetuar për rreth pesë vite në një familje gjermane, nga mosha 7 deri në 13 vjeç. Kjo periudhë, sipas deklaratës, ishte një masë e përkohshme derisa babai biologjik të fitonte kujdestarinë, pasi familja ndodhej në një shtet të huaj. Më tej, familja sqaron se largimi i Elijonës nga familja gjermane dhe rikthimi te i ati ka qenë vendim i saj personal, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore që e mbronin, shkruan “Kosovarja”.

Në njoftim theksohet se çdo interpretim tjetër që qarkullon në media është “i pasaktë dhe i deformuar”. Familja bën të ditur gjithashtu se për portalet që kanë publikuar keqinformime, nga Gjermania deri në Kosovë, janë nisur procedurat e raportimit dhe se hapat ligjorë janë tashmë në proces.

Publikimi mbyllet me një thirrje direkte për mediat, ku kërkohet profesionalizëm, respekt për faktet dhe ndalimi i keqpërdorimit të historisë së një vajze që, sipas familjes, ka zgjedhur të ndërtojë të ardhmen e saj me dinjitet.

Reagimi zyrtar duket se synon t’i japë fund spekulimeve që po qarkullojnë prej disa ditësh, ndërsa Elijona vijon të jetë një prej figurave më të komentuara të këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”./Kosovarja/

 

Related posts

“Nuk ia fal vetes kurrë”, Luiz Ejlli tregon pendimin e madh në “BBV2”, i kërkon ndjesë publikisht ish-banorit

dardanianews

Teuta Krasniqi po krahasohet me vajzën e saj, ja detaji

dardanianews

Mësohet arsyeja tronditëse, ja pse nëna e Gjestit ishte aq e ftohtë me Eglin – ajo po e përjeton rëndë

dardanianews