14.2 C
New York
October 26, 2026
DardaniaNews
Lajme

Kryeziu: Përparim Rama po shfaqet si lider i vërtetë, britanikët tashmë janë pozicionuar prapa tij për kreun e LDK-së

Profesori universitar Kadri Kryeziu ka vlerësuar se Përparim Rama po shfaqet çdo ditë e më shumë si figurë udhëheqëse duke hyrë në betejat politike që i takojnë një lideri të vërtetë. Sipas Kryeziut, Rama ka filluar të artikulohet fuqishëm dhe të ndërtojë profilin e tij politik brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai thotë se tashmë edhe mbështetja ndërkombëtare është bërë e qartë duke theksuar se “britanikët janë pozicionuar fuqishëm prapa tij”, çka e bën Ramën një kandidat serioz dhe të besueshëm për drejtimin e LDK-së.

“Me zgjedhjen e Ramës si kryetar, në LDK do të rikthehen dinamika krijuese dhe energjia që ka munguar prej vitesh,” u shpreh profesori Kryeziu duke nënvizuar se një udhëheqje e re mund t’i japë partisë frymëmarrjen e nevojshme për t’u ringjallur politikisht. /Kosova.info/

Related posts

Teoria e padëgjuar e Alfred Cakos: “3 ditët e Ramës në Izrael janë tradhëti kombëtare”(video)

dardanianews

Lajmi fundit: Tërmet në Kosovë, sapo ndodhi

dardanianews

“Eskalon” Ganja mallkon rëndë Vetëvendosjen “Hëngshi kokat tuaja”

dardanianews