4.5 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Kjo është Paulina Nushi që nuk e kursen Shpat Kasapin as për së vdekuri

Gazetarja dhe panelistja e emisionit “Zanat”, Paulina Nushi, ka reaguar sot pas lajmit të ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Postimi i saj në rrjete sociale ka hapur diskutime, pasi Nushi nuk është ndalur vetëm te ngushëllimet, por ka sjellë në vëmendje edhe një deklaratë të vjetër të artistit.

Në reagimin e saj, Nushi shkruan se respektin ndaj Kasapit e ka humbur “kur ai kishte deklaruar se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës”.

Ajo kujton një intervistë të tij, ku sipas saj ai kishte treguar një qasje që normalizonte dhunën ndaj grave, duke e quajtur këtë mendësi të përhapur te një pjesë e meshkujve shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, gazetarja thekson se lajmi për vdekjen e tij e ka tronditur, sepse, siç shprehet ajo, “është shuar një jetë e re, një baba dhe një djalë i dikujt”. Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së Kasapit./Kosovarja/

Related posts

U mashtrua nga pronari i shtëpisë, Robert Berisha: Piva viagra me Big Mamën

dardanianews

Kjo është banorja që pritet të hyjë sonte në “Big Brother VIP Kosova

dardanianews

Romeo fillon të falet brenda shtëpisë, thotë se do të vazhdoj edhe jashtë

dardanianews