15.5 C
New York
April 24, 2026
DardaniaNews
Showbiz

‘Kur ndahet nga jeta e bëni hero’, Adelina e ashpër ndaj kritikëve

Ditën e djeshme u kumtua lajmi se këngëtari shqiptar Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në Itali.

Ky lajm i trishtë tronditi gjithë komunitetin shqiptar, i cili shprehu dhimbje dhe ngushëllime të shumta.

Në mesin e reagimeve të shumta ishte edhe ai i mikeshës së tij, këngëtares Adelina Tahiri.

Ajo ndau postime prekëse, duke i bërë dedikime të ndjera mikut të saj të ndjerë.

Adelina theksoi se dhimbjen për Shpatin do ta mbajë gjithmonë në zemër.

Megjithatë, këngëtarja u përball me kritika nga ndjekësit pasi ndau një fotografi nga një darkë në “Instastory”.

Ajo u akuzua se nuk po tregonte respektin e duhur në ditën e vdekjes së mikut.

Dhe për këtë Adelina reagoi në Instagram.

Në përgjigjen e saj, Adelina Tahiri dënoi këtë sjellje.

Ajo theksoi hipokrizinë kur njerëzit shpallen heronj vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe në nevojë shpesh neglizhohen. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Nuk është reja e Remzijes, por e Mihrijes … lexon libra në këmbë në mes të plazhit

dardanianews

Koncerti i Butrit Imerit nuk shkon siç duhet, fansat brohorasin emrin e Luizit

dardanianews

Edona James arrin një miliard shikime në ‘TikTok’

dardanianews