23.5 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Lajme

Bekim Jashari me një fotografi të papublikuar më parë uron bacën Rifat për ditëlindje

Ditëlindjet i kishit afër dhe i festonit bashkë me Kryekomandantin Legjendar Adem Jashari ashtu siç e kishit bashkë edhe atdhedashurinë, burrërinë dhe vendosmërinë për t’i dalë Zot Kosovës.

Me armët dhe municionin tënd në Prekaz e Drenicë po shkruhej historia, megjithëse shumë dëshiroje që të ishe edhe ti bashkë me ta, sikurse në natën e vitit 1991 gjatë sulmit të parë mbi familjen, ku bashkë me babën Shaban dhe Kryekomandantin e babushin e shporrët gjithë atë artileri të rëndë të Serbisë.
Ti mbete në mesin tonë për ta jetësuar për çdo ditë heroizmin dhe amanetin e familjes.

Urime ditëlindjen, mixhë i dashur!
Të urojmë edhe shumë vite të tjera të lumtura pranë nesh, pranë nipave, mbesave e stërnipave që aq shumë i do e të duan. Baba Shaban, Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe babushi Hamëza sot pushojnë të qetë, sepse ti, mixhë, ua përmbushe me nder dhe besë amanetin për familjen, për fëmijët dhe për Prekazin.

Të paçim gjatë, i dashur mixhë Rifat!
Shembulli yt i sakrificës, i punës dhe i besës do të përcillet brez pas brezi.

Bekim Jashari ✍️

Related posts

Zjarrfikësit e Tiranës në zi, ndahet papritur nga jeta heroi që shpëtoi nga zjarri foshnjën

dardanianews

Protesta e opozitës, nisen mijëra qytetarë nga rrethet… Situata pak orë para tubimit

dardanianews

E zhdukur prej 250 viteve! Kjo është harta e Skënderbeut që i ‘mbyII gojën’ turqve, serbëve dhe grekëve

dardanianews