August 26, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

‘Videot me djalë,’ ish e dashura e Klodit flet për qëndrimin e tij në BBVK

Michelle, ish-e dashura e Klodit të “Big Brother VIP Kosova”, ka reaguar në një mënyrë tejet ironike pas hyrjes së tij në shtëpinë e famshme.

Me një postim që shpejt ka bërë xhiron e rrjetit, Michelle ka theksuar se ndihet e qetë tani që ish-partneri i saj është nën vëzhgimin e kamerave 24/7.

Në foton ku shfaqet duke ngritur një gotë përshëndetëse, ajo ka shkruar një mesazh që ka shkaktuar shumë komente.

Ajo thekson se nuk ka pse të shqetësohet më për veprimet e ish-it të saj, duke qenë se çdo gjë filmohet.

Për më tepër, ajo shton ironikisht se etiketohet nga fansat vetëm kur bëhen video që krijojnë “ship” (lidhje e imagjinuar) mes Klodit dhe ndonjë banori tjetër mashkull.

Ky postim i saj tregon qartë se Michelle është e qetë dhe ndihet e sigurtë tani, pasi Klodi, duke qenë i filmuar gjatë gjithë kohës, nuk po bën asgjë të papëlqyeshme me vajzat e shtëpisë.

Për të, survejanca e kamerave shërben si një garanci dhe e lejon të jetë e çliruar nga stresi i lidhjes së tyre të kaluar. /Prive By Liberta Spahiu

 

Related posts

“Burra dhe Gra” Milaimi kthehet ne ekranin me nje perberje atraktive

dardanianews

“Jam shumë keq”, nëna i kërkon Benitës që ta ndërpres rrugëtimin në BBVK që sonte (VIDEO)

dardanianews

Beatrix Ramosaj zhvishet e tëra, nuk dihen arsyet!

dardanianews