July 3, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë — ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit.

Transmetimi është ndërprerë për pak kohë, ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë raportimet se Londrimit i kishte rënë të fikët dhe ishte larguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor jashtë shtëpisë.

Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi kushtet brenda shtëpisë. “Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, shkruhej në një nga komentet virale.

Këto aludime duket se u konfirmuan tërthorazi edhe nga vetë llogaria zyrtare e Londrimit në Instagram (e menaxhuar nga familja), e cila rishpërndau mesazhet e shqetësimit të fansave.

Fatmirësisht, gjendja e tij duket se është stabilizuar, pasi banori është parë sërish brenda shtëpisë në pamjet e mëvonshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi një situatë e ngjashme shëndetësore preku edhe banoren tjetër, Alba Pollozhani.

Related posts

Alba guxon në televizion shtetëror me fustan transparent Yll💖

dardanianews

Votoni: Kush del të shtunën nga Big Brother VIP?

dardanianews

Nuk do ta besoni, kaq vite ka mbushur sot Duda Balje

dardanianews