November 24, 2026
DardaniaNews
Lajme nga BotaLajmi i fundit

Lajmi fundit: Arrestohet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Nurije Syla dyshohet për shtytje në vrasje

Rreth një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në pranga të policisë ka rënë edhe ish-vjehrra e saj, Nurije Syla.

Nurije Syla dyshohet për shtytjen në vrasjen e Arlindës, transmeton IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlinda Zekaj janë ndaluar për 48-orë.

Arlinda u vra mbrëmjen e 25 tetorit në shtëpinë e saj në Vitomiricë, pak pasi ishte shoqëruar në shtëpi nga policia pas raportimit të dhunës në familje.

Si i dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.

Ndërkohë, sot, do të mbahet seancë gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlindës, Jeton Syla

Related posts

Vuçiç poshtërohet në Amerikë

dardanianews

Avokati i popullit pritet ta dërgojë sot Ligjin për Pagat në Kushtetuese

dardanianews

Dorëzohet Irani, në rishikim ligji që obligon vënien e shamisë për gratë

dardanianews