21.2 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Edi dhe Dolce bashkë, ‘shkrihen akujt’ mes tyre?

Edhe pse kanë kaluar disa ditë pa asnjë lloj afërsie dhe me një heshtje totale mes tyre, dita e sotme në shtëpinë e Big Brother ka nisur krejtësisht ndryshe për Edin dhe Dolcen.

Pas një periudhe ku dukej se raporti i tyre ishte ftohur përfundimisht, dyshja ka surprizuar banorët me një afrimitet të papritur me njëri -tjetrin.

Ata janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer ngacmime me fjalë dhe batuta që nuk u ishin parë prej kohësh. Kjo bisedë e tyre ka rikthyer vëmendjen te dyshja, duke lënë të kuptohet se tensionet e ditëve të kaluara mund të jenë lënë pas. Atmosfera mes tyre dukej shumë më e relaksuar, pavarësisht distancës që kishin vendosur më parë.

Ky afrimitet vjen vetëm pak ditë pasi Edi dhe Dolce deklaruan se kishin ndarë rrugët e njohjes me njëri-tjetrin brenda shtëpisë më të famshme. Pas asaj ndarjeje që u duk përfundimtare, fansat po pyesin nëse ky është fillimi i një strategjie të re apo nëse ndjenjat mes tyre janë duke u rikthyer sërish. Mbetet të shihet nëse ky “paqe” e sotme do të zgjasë apo është thjesht një moment kalimtar.

 

Related posts

Xhensila Myrtezaj ekspozon format e bujshme në fustan të shkurtër e të ngushtë

dardanianews

Dalin pamjet e para të Eglit pas ‘BBVA’, ja ku po qëndron

dardanianews

Era Istrefi nesër në Big Brother VIP Kosova

dardanianews