22.6 C
New York
July 9, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

46% e emigrantëve nga Kosova në ShBA varen nga ndihmat sociale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një listë ku tregohet se sa për qind të migrantëve nga shtete të caktuara marrin ndihmë sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në listë gjenden edhe Kosova e Shqipëria. Sipas listës së Trumpit, 46 për qind të familjeve nga Kosova që jetojnë në SHBA marrin ndihmë sociale e 41.3 për qind të familjeve nga Shqipëria.

Trumpi ka postuar listën në “Truth Social”.

Trumpi njihet për politikën e ashpër kundër migracionit të parregullt. Në mandatin e tij të dytë ai ka rritur numrin e deportimeve e janë vendosur kufizime për disa vende.

Në listën e publikuar nga Trumpi kryeson Butani me 81.4 për qind, pasuar nga Jemeni me 75.2 për qind, Somalia 71.9 për qind, Ishujt Marshall me 71.4 për qind dhe Republika Dominikane dhe Afganistani me 68.1 për qind.

Related posts

Shqipëria në hall me punëtoret e seksit: Punësohen në hotele si pastruese, pas përfundimit të orarit ofrojnë shërbime seksuale

dardanianews

Zbulohet dosja e Sigurimit për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

dardanianews

42 vite në arsim dhe një jetë me LDK-në – Hamdi Rraci kandidon për Asamblenë Komunale në Klinë

dardanianews