25.4 C
New York
August 20, 2022
DardaniaNews
FeaturedLajme

Magjistari medial, Baton Haxhiu, merr drejtimin e TV Dukagjinit?

Gazetari dhe publicisti i njohur Baton Haxhiu, pritet të marrë udhëheqjen e televizionit Dukagjini. Burime të mirinformuara, tregojnë që Haxhiu tashmë veç ka filluar të skanojë gjendjen brenda mediumit të njohur kosovar, për të vendosur pastaj se a do të marr përsipër menaxhimin e tij apo jo.

Themeluesi dhe udhëheqësi i shumë mediumeve të njohura, si Koha, Klan Kosova, Express, etj., Baton Haxhiu, pritet që shpejt ta marrë pozitë menaxheriale në televizionin Dukagjini.

Haxhiu që aktualisht udhëheq me një medium online në Shqipëri, nga pronarët e TVD është ngarkuar me detyrën për ristrukturimin e këtij mediumi, si në aspektin përmbajtjesor ashtu edhe në atë ekonomik

.Kjo lëvizje vjen pas zhvillimeve në këtë medium ku autori i emisionit shumë të shikuar të debatit politik ‘Debat Plus’, Ermal Panduri, dha dorëheqje nga pozita e drejtorit dhe këtë pozitë (duket që përkohësisht) e mori Dardan Belegu i njohur si Trakla.

Pas kësaj faze, Haxhiu pritet ta nxjerr një plan menaxhimi që do ta shtynte televizionin për të ecur më tutje.

Ndryshe, Haxhiu përpos si gazetar i suksesshëm, autorë emisionesh, opinionist, intervistues brilant, autor librash, trajnues i shumë gazetarëve që sot kanë emër në sferën publike – njihet edhe si menaxher shumë i suksesshëm i mediave.

Sot, emri “Baton” vetvetiu nënkuptohet si emër i një brendi të suksesshëm.

Baton Haxhiu, kishte themeluar dhe udhëhequr me një prej televizioneve shumë të suksesshme kosovare, Klan Kosovën, prej ku dha dorëheqje në mars të vitit 2020.

Dorëheqja e Haxhiut ishte përcjellë me shumë hamendësime në publik lidhur me arsyen që e shtyu në këtë vendim, derisa ai vet, në letrën e dorëheqjes nuk kishte dhënë shumë detaje që do t’i zbardhnin thashethemet rreth dorëheqjes, por vetëm shkroi një letër lamtumirëse ku tha se ‘nuk e kishte të lehtë, por i duhej të lëvizte…”.

Burimet e Periskopit treguan që Haxhiu tashmë ka filluar edhe intervistimin e stafit aktual në televizionin Dukagjini si dhe skanimin e gjendjes aktuale në mediumin e njohur.

Nuk ka pikë dyshimi që magjistari medial, Baton Haxhiu, edhe këtë medium do ta ngrisë ne nivele të tjera, si editorale ashtu edhe financiare.

Kuptohet, nëse Haxhiu denjon ta marrë përsipër drejtimin e tij./Periskopi

Related posts

9-vjeçarja që jeton në Gjermani i jep mbi 1 mijë euro që i kurseu për “Jetimat e Ballkanit”

dardanianews

Kryeministri Kurti merr vendimin që do ta kenë frikë politikanët që u pasuruan jashtëligjshëm

dardanianews

Paguhen për çdo javë qëndrimi, kaq para kanë fituar deri më tani banorët e Big Brother

dardanianews