14.2 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Moti

Natë kritike në Kosovë, Kurti del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar qytetarët për kushte të rrezikshme në rrugë gjatë natës së sontme, për shkak të rënies së temperaturave deri në –9 gradë Celsius.

Ai ka bërë thirrje që të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të respektohen masat e sezonit dimëror, pasi rrugët e lagura pritet të ngrijnë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë.

Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike.

Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë andaj edhe ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme.

I juaji,

Albin Kurti.

Related posts

Bie bora e parë në këtë qytet të Kosovës

dardanianews

Ja çfarë moti befasues na pret ditëve në vijim?

dardanianews

Bëhuni gati për një javë të nxehtë, temperaturat arrijnë deri..

dardanianews