12.4 C
New York
October 26, 2026
DardaniaNews
AktualeAnalizaLajme

Kush është kardiologu që rrëzoi Vuçiqin pas 14 vitesh në pushtet

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është figura që udhëhoqi drejt fitores “Listën e Studentëve” në Serbi, duke i dhënë fund dominimit politik 14 vjeçar të Aleksandar Vuçiç

Po kush është Ilija Srdanoviç?

Angazhimi i tij politik mori një drejtim të ri pas mbështetjes publike për protestat studentore kundër korrupsionit. Në shtator të vitit 2026, ai u prezantua si drejtues i listës së pavarur studentore, duke përfaqësuar një lëvizje që kërkon ndryshime në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe në drejtimin e vendit.

Platforma e tij politike vë theksin te decentralizimi i sistemit shëndetësor dhe te përparësia e interesave kombëtare, përpara një integrimi të menjëhershëm në Bashkimin Evropian.

Gjatë një takimi të fundit me studentët në Novi Sad, ku u prezantua si kandidat, Srdanoviç u ndal te tragjedia e stacionit hekurudhor të qytetit, ku shembja e një strehe betoni shkaktoi vdekjen e 16 personave. Ai theksoi se, gati dy vjet pas ngjarjes, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi për atë që ndodhi.

Sipas tij, një pjesë e shpresës për ndryshim lidhet me brezin e ri dhe angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë të Serbisë. Ai e sheh rininë si një forcë që mund të ndikojë në transformimin e vendit dhe në përmirësimin e institucioneve.

Srdanoviç ka lindur në vitin 1970 në Novi Sad, ku ka ndërtuar edhe karrierën e tij akademike dhe profesionale. Pas përfundimit të studimeve të mjekësisë dhe specializimeve përkatëse, ai mbrojti doktoraturën në vitin 2012.

Prej vitit 2018, ai është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, ku jep mësim në departamentin e mjekësisë së emergjencave.

Përfshirja e tij në lëvizjen studentore erdhi në kuadër të protestave kundër korrupsionit, të cilat ai i mbështeti që në fazat e para. Ai doli për herë të parë për të folur në tubimet e zhvilluara në Beograd në maj të këtij viti, duke e forcuar gradualisht profilin e tij publik.

Me përvojën në fushën e mjekësisë dhe angazhimin në lëvizjen studentore, Srdanoviç është shndërruar në një nga figurat përfaqësuese të përpjekjeve për ndryshim politik në Serbi.

Related posts

‘Super El Niño’ 2026 mund të jetë më i forti që nga viti 1877, kur 4% e popullsisë vdiq nga vala e nxehtësisë

dardanianews

Reagon Bekim Jashari, përmend manipulime, parregullsi, blerje votash, shantazhe…!

dardanianews

“Super pjeshk je, ani seen” – Edonisa Aliu i publikon mesazhet që pretendon se i shënonte Liridon Leci👇

dardanianews