January 28, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

E bujshme: Edi rikthehet në BBVK!

Edi ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, duke iu drejtuar drejtpërdrejt fansave përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Përmes kanalit të tij të komunikimit në Instagram, ai ka kërkuar mbështetjen e publikut, duke i ftuar ndjekësit të reagojnë masivisht në faqet dhe postimet zyrtare të formatit.

Në mesazhin e publikuar, Edi u ka bërë thirrje fansave që të komentojnë kudo për rikthimin e tij në lojë. “E kam një lutje, në çdo postim te faqja zyrtare e Big Brother, në çdo gazetë, në çdo postim të komentoni dhe të kërkoni rikthimin e Eduard Kuqit (Edit). Hajde sepse ju mundeni ta riktheni Edin në Big Brother”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se shpreson ende në një mundësi të dytë.

Kujtojmë se Edi u eliminua nga gara pas një televotimi vendimtar, ku publiku u pyet nëse ai duhej të vazhdonte apo jo qëndrimin në shtëpi. Ky vendim erdhi pas ofendimeve të rënda që ai kishte drejtuar ndaj publikut dhe banorit Ardit, situatë që shkaktoi reagime të shumta dhe debat të gjerë jashtë shtëpisë.

Në fund, ishte vetë publiku ai që vendosi për largimin e tij nga BBVK 4, duke votuar që Edi të mos qëndronte më në lojë. Megjithatë, me mesazhin e fundit, Edi duket i vendosur të kërkojë një rikthim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo thirrje do të marrë përgjigje nga produksioni dhe publiku i spektaklit.

Related posts

I shoqi e la pas 25 vitesh martesë për një vajzë 20 vite më të ri se ai/ Reagon këngëtarja Alma Bekteshi: Më mirë pa burra ç’i do

dardanianews

Komuna merr masa për Naimin e Mihrijen

dardanianews

Teuta Selimi ndahet nga burri

dardanianews