25.1 C
New York
August 6, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Veprimet në rrjet, çka po fshehin Limi dhe Dolce?

Brenda shtëpisë, gjërat mes Limit dhe Dolces lëvizën rrufeshëm. Pamë një kimi të menjëhershme dhe puthje që ndodhën pa humbur kohë. Ndonëse Dolce pranoi se ai kishte qenë “fiksimi” i saj prej kohësh, rrjetet sociale tregojnë një histori tjetër shumë interesante.

Gjurmët në Instagram! Në profilin e Dolces vërejmë se Lim Hoti ka qenë “prezent” aty shumë më herët. Gjurmët nisin që prej datës 14 maj, fiks ditën kur Limi doli nga “Ferma VIP” — ku emri i tij figuron rregullisht tek fotot e blogeres.

Kronologjia e pëlqimeve nuk lë vend për dyshime: Limi ka qenë aktiv në profilin e saj gjatë gjithë verës dhe vjeshtës. Nga 14 Qershori, 19 Gushti, e deri në fund të Tetorit, fotot e Dolces mbajnë “vulën” e pëlqimit të tij. Kjo tregon se tërheqja ndoshta nuk ka nisur brenda shtëpisë, por thjesht aty gjeti terrenin për të shpërthyer.

Ky detaj ka ngritur pikëpyetje të mëdha: A njiheshin ata të dy nga jashtë, apo ishte thjesht një pëlqim i heshtur virtual që priste momentin e duhur? Mbetet për t’u parë nëse deklaratat e tyre të radhës do të zbulojnë diçka më shumë rreth kësaj “njohjeje” 6-mujore.

Related posts

Dua Lipa rrefuzon 10 milion Dollare per te marre pjese ne festivalin serb.

dardanianews

Blerina Kllokoqi Rugova flet për idenë e treguar që Princ Leka të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës: Teuta ka qenë shumë e re atë kohë

dardanianews

Nuk mund ta besoni çfarë i kanë bërë Monika Salihut

dardanianews