Marrëdhënia mes Neda Ballukut dhe burrit të saj Ogren Balluku raportohet se nuk është në ditët më të mira, jo vetëm sepse janë në proces divorci, por edhe se çifti tashmë drejt ndarjes është përfshirë në replika dhe përplasje.
Duket se situata ka precipituar aq shumë sa siç informojnë mediat rozë, Neda Balluku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje dhe kufizimi ndaj ish bashkëshortit të saj Ogren Balluku.
Ky i fundit është vëllai i zëvendëskryeministres në detyrë Belinda Balluku e cila kërkohet nga SPAK për ta arrestuar pasi akuzohet për një mori aferash korruptive.
Martesa mes Nedës dhe Ogrenit zgjati rreth dhjetë vjet dhe sollën në jetë tre fëmijë.
E pyetur nëse vendimi për divorc ishte marrë duke menduar për veten apo për fëmijët, moderatorja u shpreh prerë se interesin e tyre e vendos gjithmonë të parin.
“Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,” tha Neda.

