22 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
HistoriLajme

E pabesueshme – 3 rregullat strikte qe duhej te ndiqte shoferi i Enver Hoxhes-perndryshe “i ikte Koka”

Ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha njihej për jetën e tij plot mistere, paranojë dhe masa ekstreme sigurie. Ndryshe nga figurat publike të sotme, gjithçka rreth tij ishte e mbuluar nga sekreti, frika dhe kontrolli absolut.

Një nga personat që jetonte nën presion të vazhdueshëm ishte shoferi personal i tij. Hoxha udhëtonte me makina luksoze, përfshirë edhe famëkeqin Mercedes 600 Limuzinë, por për drejtuesin e mjetit, çdo udhëtim ishte një provë nervash.

Sipas raportimeve të Gazeta Metro, shoferi i tij duhej të respektonte 3 rregulla strikte, përndryshe pasojat mund të ishin fatale.

1. Asnjë gabim nuk falej

Në momentin që Enver Hoxha ulej në sediljen e pasme, çdo gabim, sado i vogël, shënohej. Pakujdesia nuk tolerohej dhe çdo lëvizje vëzhgohej me lupë.

2. Shoferi ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme

Në makinë ndodhej gjithmonë një oficer shoqërues, i cili kontrollonte çdo veprim të shoferit. Dyshimi ishte i përhershëm dhe besimi – i papranishëm.

3. Shpejtësia nuk duhej të kalonte 60 km/h

Edhe pse përdorte makina luksoze dhe të fuqishme si Mercedes Benz 300 SEL, shoferi nuk lejohej të kalonte shpejtësinë 60 km/orë, qoftë në bulevardet e Tiranës apo në rrugët ndërqytetëse.

Çdo detaj ishte i planifikuar dhe i miratuar nga ekspertë të sigurisë, ndërsa urdhrat firmoseshin personalisht nga Mehmet Shehu.

Makina që Enver Hoxha ka përdorur ndër vite përfshijnë: Fiat Millecento, Alfa Romeo, ZIM, Flamuri i Kuq, Gaz 67, Gaz 69, Cadillac, Mercedes Benz 300 SEL dhe Mercedes Benz 600 Limuzinë.

Related posts

(Foto) Policia e shërbimit sekret serb dhe terroristi Radoiçiq rrahin brutalisht opozitarin e Vuçiqit që bëri homazhe te memoriali i familjes Jashari

dardanianews

Pritje vëllazërore, Erion Veliaj mirëpret Përparim Ramën me ceremoni zyrtare në Tiranë

dardanianews

Naim Murseli betohet në fëmijë: ‘As unë, as ata nuk ishim në makinë’

dardanianews