20.7 C
New York
October 5, 2026
DardaniaNews
Lajme

Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për takimet e tij me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë Konferencës së Rambujesë në vitin 1999.Në intervistën ekskluzive për Debat Plus me Ermal Pandurin, Thaçi ka treguar se me ftesën e Rugovës kishte zhvilluar tri takime në Kështjellën e Rambujesë.Sipas Thaçit, takimet zhvilloheshin në mbrëmje, në dhomën e Rugovës, në kohën kur pjesëtarët e tjerë të delegacionit ishin duke darkuar.

“Me Rugovën, me ftesën e tij, kisha zhvilluar tri takime, në Kështjellën e Rambujesë; më ftonte në dhomën e tij në mbrëmje, kur të tjerët po darkonin e disa vazhdonin edhe me ndonjë gotë alkooli apo pirje duhani. Më tha: “Po më duhet me pasë pak kujdes prej këtyre të mive, po flasin kapak si tepër nëpër korridore, syri dhe shpirti i keq është çdo kund, po ti grahi me kërkesat tuaja, unë jam gati”, ka rrëfyer Thaçi.

Related posts

Sali Berisha rendit katër arsyet për protestën në Tiranë: Kosova ka akoma plagë të hapura

dardanianews

Kjo komunë e Kosovës po ofron internet falas në qytet dhe deri tek fshatrat e thella

dardanianews

Momenti kur Rifat Jashari ‘përzen’ direkt Hashim Thaҫin: Mos um hajde mo në shtëpi

dardanianews