15.5 C
New York
April 24, 2026
DardaniaNews
Lajme

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Ai ka shtuar se dokumenti në fjalë nuk do të jetë non-paper dhe kjo i ka frikësuar serbët.

“Pra, në muajin prill, më së largu në muajin maj, është prezantuar draft-marrëveshja për njohjen reciproke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Janiqi në podkestin DLZ.

“Le të më sqarojë dikush, edhe pse nuk duhet të më sqarojë asgjë, sepse kam biseduar me Gjuriqin dhe kurrë më…”.

“Çfarë kanë bërë administrata, e kush është ministri i Punëve të Jashtme? Çfarë ka bërë ai në Uashington nëse nuk e ka në duar këtë tekst që po bëhet një kohë të gjatë?”.

“Po ju them që në muajin mars ose prill do të prezantohet dokumenti, prandaj ata po frikësohen, sepse kur kemi zgjedhur mënyrën e emërimit e kemi quajtur non-paper. Ata frikësohen nga kjo sikur gjarpri kur e sheh bretkosën. Kjo nuk do të jetë non-paper dhe po punohet seriozisht në pikat më të larta. E njëra prej pikave është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai. /teve1

Related posts

Kërcënohet me vrasje Berat Buzhala

dardanianews

Kaos në Moskë, mbyllet qielli, Rusia “në flakët” e luftës, Ukraina kryen sulm masiv me dronë

dardanianews

Njihuni me zonën e planetit ku ndodhin shumica e tërmeteve

dardanianews