February 12, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajme

Paga e 13-të për sektorin publik, Murati sqaron se kush e përfiton dhe kur do të ekzekutohet

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka dhënë sqarime lidhur me pagën e 13-të dhe procedurat për paraqitjen e pensionistëve.

Murati ka theksuar se paga e 13-të do të përfitohet nga punëtorët që marrin pagë nga buxheti i shtetit dhe që kanë punuar së paku 12 muaj.

“Kjo pagë është e paraparë për ata që i kanë marrë 12 paga gjatë vitit. Nëse dikush ka filluar punën rishtazi, paga e 13-të do t’i jepet vitin e ardhshëm,” tha Murati.

Në lidhje me paraqitjen e pensionistëve, Murati ka sqaruar se Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë ndryshimet ligjore për lirimin nga paraqitja periodike çdo gjashtë muaj, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

“Vendimi i Gjykatës Supreme ka shfuqizuar vetëm një nen në udhëzimin administrativ që kërkonte paraqitjen e pensionistëve kontributiv çdo gjashtë muaj, që nuk ishte në përputhje me ligjin. Parashikimi për paraqitjen e pensionistëve bazik mbetet në fuqi, pasi kjo është e përcaktuar në ligj,” tha Murati.

Ai shtoi se janë dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për të zbatuar vendimet në mënyrë korrekte dhe në përputhje me ligjin.

Ndryshe, edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme derisa prezantoi buxhetin për vitin 2026, u shpreh se aty do të përfshihet edhe paga e 13-të.

Ai tha se kjo pagë do të ekzekutohet sapo buxheti të hyjë në fuqi. /Telegrafi

Related posts

Atifete Jahjaga bënë ndryshimin e radhës, ndryshon edhe më tepër

dardanianews

“Do ta godasim shumë fort”, Donald Trump kërcënon Iranin, raportimet flasin për plan arratisjeje të Ali Khameneit drejt Moskës

dardanianews

Haki Abazi kërkon të mbetet zv/kryeministër, i thotë Hotit se gjithë ka qenë me LDK’në

dardanianews