8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
Lajme

Haki Abazi kërkon të mbetet zv/kryeministër, i thotë Hotit se gjithë ka qenë me LDK’në

Zv/kryeministri me mandat me të shkurtër se pandemia Covid-19, Haki Abazi, me çdo kusht po dëshiron të mbetet akoma në këtë pozitë.

I aderuar së voni në partinë e Albin Kurtit, por për kohë shumë të gjatë flirtues me partinë e Isa Mustafën, ai ka vënë në përdorim flirtin afatgjatë me LDK’në, të cilët në fund nuk e kishin pranuar në parti.

Nga burimet e tij në EPP, Kungulli ka marrë vesh se zv/kryeministri i dikurshëm Abazi e ka pritur në koridoret e Kuvendin homologun e dikurshëm Hoti, për t’i kërkuar ta emërojë prapë si zv/kryeministër.

“Avdullah, nashta je nxanë, por shkurt deshta me folë diçka. Nashta ish kanë mirë me m’lanë zv/kryeministër. Ti e di se gjithë kam qenë i afërt me ju. Kam folë edhe për vdekjen e Rugovës. E di që e kam tepru kah fundi me do statusa, po ma bon hallall shoku jem”, janë fjalët që gazetarët e Kungullit i kanë dëgjuar me veshët e tyre.

“Haki, m’vjen keq, por nuk ka vend. Katër zv/kryeministra i kam. Ta ka zënë vendin Goran Rakiqi. Hajt se s’mbetesh pa punë. Kqyr mos po të kthejnë në Rockfeller Brothers”, ka qenë përgjigja diplomatike e Hotit, të cilën gazetarët e Kungullit e kanë dëgjuar po ashtu me veshët e tyre.

Pas kësaj, mësohet se Abazi ka liruar kokëulur ambientet e Kuvendit.
Vërejtje: pak sarkazme nga “kungulli.com!

 

Related posts

Burri nga Skënderaj kërkon nuse me shpallje në mes të rrugës, e telefonova dhe mora përgjigje të çuditshme

dardanianews

Ditë zie në familjen e Robert Berishës

dardanianews

Ky është tuneli që shkurton rrugën Tiranë-Sarandë në 3 orë

dardanianews