February 14, 2026
DardaniaNews
Lajme

Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Një zhvillim për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara është shënuar së fundmi në Washington, D.C..

Kryetarja, Muriel Bowser,ka vendosur që ta shpall 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kososvës, si datë zyrtare në kryeqytetin amerikan.

Sipas arsyetimit të saj, ky vendim vjen si vlerësim për rrugëtimin dhe progresin që Kosova ka arritur që nga shpallja e pavarësisë më 2008, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e të drejtave të njeriut dhe konsolidimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Ambasada e Kosovës në SHBA e përshëndeti këtë vendim përmes një reagimi publik në platformën X.

Vendimi i plotë:

DUKE PASUR PARASYSH se, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka shënuar përparim të madh në promovimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare; dhe

DUKE PASUR PARASYSH se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është unike dhe e qëndrueshme, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, partneritet afatgjatë dhe respekt të thellë të ndërsjellë; dhe

DUKE PASUR PARASYSH se qytetarët shqiptaro-amerikanë japin kontribute të rëndësishme në pasurimin kulturor dhe qytetar të Uashingtonit, DC; dhe

DUKE PASUR PARASYSH se ne i bashkohemi komunitetit shqiptar dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në përkujtimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës;

TANI, PRANDAJ, UNË, KRYETARJA E BASHKISË SË WASHINGTON, DC, shpall 17 shkurtin 2026 si “DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS” në Washington, DC.

Related posts

Fisnik Ismaili: Veç për dijenin tuaj, po u kallxoj kush është Shkëlzen Gashi

dardanianews

brahim Rugova: Një udhëheqës vizionar që preku zemrat e një kombi

dardanianews

Putin i përgjigjet lëvizjes së nëndetëseve nga Trump, zhvendos 4 bombardues bërthamorë drejt perëndimit

dardanianews