14.2 C
New York
December 11, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Fisnik Ismaili: Veç për dijenin tuaj, po u kallxoj kush është Shkëlzen Gashi

Ish-deputeti i VV’së fjalë të rënda për Këshilltarin e Albin Kurtit

Ish-deputeti i VV’së, Fisnik Ismaili, e ka quajtur qenef Shkelzen Gashin, i cili është Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar.

Këtë cilësim Ismaili e ka bërë pasi Gashi riaktualizoi akuzat ndaj udhëheqësve të UÇK’së për krimet ndaj pakicave në kohën e luftës.

“Veç, për dijeninë tuej: Qenefat si Shkelzen Gashi nuk kanë pikë prej qiellit qetash. Koxha moti kanë nisë me u futë në Lëvizje, e me iu dhanë kompetenca e autoritet qenefave si ky. Veç kqyrne kon e keni zv. Kryeministër. E masnej u habitshi pse dolëm, kur ma s’u durojke era aty. Për as tre muej të plotë, po bahen koxha do herë që po më duhet me iu thanë atyne që m’shajshin e më thojshin tradhtar:
HANE MUTIN TUEJ! Edhe kam me vazhdue me ju thanë, sa herë që të ndodhin gjana si kjo, sepse për dy vjet rresht m’keni shajtë, për do qenefa si ky”, ka shkruar Ismaili,.

Shkelzen Gashi në Frontal të T7, ka deklaurar se raporti i Dick Martyt flet për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kjo organizatë i ka kryer ndaj civilëve serbë.

Gashi pretendon se ushtaret e UÇK’se kanë kryer krime lufte.

E gjithashtu sipas tij, krime kanë kryer edhe individë të mllefosur për shkak se atyre u është bërë padrejtësi nga Serbia.

Ndaj deklaratës së Gashit kanë reaguar edhe garda e vjetër e VV’së si Hysen Durmishi, Mimoza Shala, Enver Haliti e të tjerë.

Të gjithë këta kërkuan shkarkimin e Gashit për shkak të deklaratave të tij.

Përvec këtyre, ka reaguar edhe kryetari i OVL UCK’së, Hysni Gucati, duke thënë se Gashi po e bën avokatin e Serbisë.

Related posts

Pamje të rënda nga SHBA-të, i riu e godet me thikë Peshkopin

dardanianews

Vdiq në vend të punës, Ministria del me njoftim për vdekjen e regjisores së mirenjohur Burbuqe Berisha

dardanianews

“Kam respekt maksimal”, akademiku shqiptar: Ministrja e Jashtme e Kosovës është ish-nusja e djalit tim!

dardanianews