18.4 C
New York
June 24, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Pas lirimit nga burgu – vjen reagimi i parë i Gjestit

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është lajmëruar për herë të parë në rrjetet sociale pas lirimit nga paraburgimi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka njoftuar ndjekësit se ndodhet tashmë pranë familjes së tij dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fituesi i “Big Brother VIP Albania” ishte ndaluar nga autoritetet pas një incidenti me disa prej bashkëpunëtorëve të tij, por pas pranimit të fajësisë dhe marrëveshjes me Prokurorinë, ai do të mbrohet në liri.

SQARIM:

Periudha e fundit nuk u kon ma e lehta per mu, edhe pe ndjej t’nevojshme me adresu cka ka ndodh.

Fillimisht po du me pranu qe kom bo gabim edhe kerkoj falje per shqetesimin qe e kom shkaktu te stafi. M’vjen shume keq edhe jom shume pishmon. Une nuk jom njeri i tille edhe vec ni torture e madhe qe nuk u nal kurr ka mujt me m’pru ne at gjendje.

Faleminderit prej zemres per krejt mesazhet dhe mbeshtetjen, m’keni jep force n’momente t’vshtira. Ni falenderim i vecante shkon per avokatet e mi, Burimi Azemin dhe Artan Çerkinin, per profesionalizmin edhe perkrahjen e vazhdueshme.

N’bashkepunim me label, menaxhmentin, edhe avokatat tone ne Britani, kemi nis procedura ndaj kompanise Onima per krejt keqtrajtimet nder vite, borxhet (tu e perfshi edhe borxhin aktual), mundesite e humbuna dhe damet e shkaktume. Ka shume sene qe hala nuk i dini, po qe keni me i kuptu shume shpejt.

Muziken s’munet me ma nal kerkush, sidomos jo njerezit edhe kompanite qe e kane per qellim me i shkatrru artistat edhe me e njollos industrine e muzikes.

Gjate ksaj kohe qe jemi n’gjyq koft nevoja edhe vec n’TikTok e Instagram kom me i postu kangt e mia, e pa muzike s’ju lo.

Ju du shume! Drejtesia ka me fitu, si gjithmone.

-Gjesti

Related posts

Edhe 73 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 63 pacientë të tjerë

dardanianews

Kompania e sondazheve në Kosovë, publikon sondazhin e ri, ja çfarë përkrahje ka Vetëvendosje

dardanianews

Bardhi i propozon martesë Sarës

dardanianews