5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish agjenti i SHIK-ut me akuza shokuese ndaj Gani Thaçit: Mori 5 milionë franga nga Ibrahim Kelmendi, dhe u rekrutua nga…

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka hedhur akuza të rënda ndaj Gani Thaçit, vëllait të ish presidentit Hashim Thaçi.

Shkas i këtyre akuzave është bërë raportimi në media, se Gani Thaçi mori mbi 176 mijë euro nga Byroja e Sigurimeve Kosovare përmes një pensionimi të parakohshëm.

“Skandali i fundit i vëllait të Hashim Thaçit Ganisë, është skandali ma i vogël i tij deri sot, mos harrojmë ky njeri ishte ne lidhje direkt me UDB dhe shefin e ti Ivica Stanishiqin dhe dëmtoi shumë UÇK-në gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999 sidomos në Drenicë në grupin e Adem Jasharit. Ishte inskenuar edhe një arrestim, dhe pas disa ditësh UDB kishte liruar Gani Thaçin, kurse vëllezërit e luftëtarët tjerë i mbyten stupc e burg”, thotë Miftari.

Image

Sipas tij, edhe Hashim Thaçi i ka marr 9 milionë franga nga Jashar Salihu.

“Këtë histori të tij e dimë komplet, e kem të verifikume, plus po i njëjti njeri pranoi dy herë nga 5 milionë markë të fondit “Vendlindja thërret “, ( 5 milionë ia kushte dorëzuar vet Ibrahim Kelmendi). Pastaj vet Hashim Thaçi i mori nga Jashar Salihu edhe 9 milionë franga tjerë… Pra këta si duket me familje e kanë traditë me marr para me miliona pa pikë djerse pa pik merite, mos harrojmë Ganin e kishim arrestuar te objekti Rilindja pas luftës në shoqëri me V. Ramadanin ku iu zunë mbi 700.000 markë …”, shprehet Miftari për “Bota sot”.

Më tej Naim Miftari hedh akuza të rënda ndaj Gani Thaçit, për të cilin thotë se është i rekrutuar nga UDB-ja serbe.

“Pastaj i njëjti i lidhur ngushte me “MIKIN” pronarin dhe agjentin serb të qëndresë tregtare në Shtime, i cili edhe e kishte rekrutuar fillimisht te KOS sigurimi ushtarak serb në Prishtinë (Vojni obllast Prishtina). Pastaj shumë vite para luftës e rekrutojnë në UDB, nga aty e rekruton BUZPREMI J-M, M- S dhe Gaiç-P.. I cekuri ishte i vetmi person pos edhe Baton Haxhiu qe kishin lidhje direkte dhe takim ne Brezovicë kokë më kokë me Ivica Stanishiqin. I njëjti ishte i implikuar në vjedhjen e XEHES të Trepçës me dhjetëra vjet pas luftës (xehja e Trepçës u grumbullu në Milloshevë) te vajza e martuar e Ganisë e cila pastaj u zgjedh deputete në parlament të Kosovës nga PDK edhe patrioti ju shiteke shumë kohë opozitës”, deklaron Miftari.

“Pastaj kemi aferën e qindra kilogramëve të HEROINES drogë e rëndë afgane, ku me aeroplana u sillke në aeroportin Adem Jashari, ku u zu shoferi i tij personal i implikuar në këtë aferë që nuk guxoi me zbardh nga prokuroria dhe nga askush…”, shton më tej ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Për fund, Mftari deklaron se në Kosovë nuk funksionon drejtësia, ndryshe Gani Thaçi do të ishte prapa grilave.

“Afera e marrjes të qindra mijëra eurove nga sigurimi ku ka punuar, është afera më e vogël, më e padëmshme e tij. Kosova nuk ka as prokuror, as gjyqtar, as nuk ka policë hetues, nuk ka AKI. Se këtë njeri u dasht me ndal moti para shumë viteve që nga koha e luftës, por Kosova nuk ka njerëz që i dalin zot ligjit dhe vendit tonë”, përfundon për “Bota sot” ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Related posts

Vitin e ardhshëm rriten pagat e mësuesve me 6%

dardanianews

Ekskluzive: Shkon në 5 numri sulmuesve serbë të vrarë në veri

dardanianews

Pamje të rralla nga dita kur u varros Enver Maloku 22 vite më parë

dardanianews