16.4 C
New York
May 7, 2026
DardaniaNews
HistoriLajme

Më 13 mars 1945 u vrà në Prishtinë nga Haki Taha, themeluesi i PKSH-së Miladin Popoviçi” Haki Taha

Më 13 mars 1945 u vrà në Prishtinë nga Haki Taha, themeluesi i PKSH-së Miladin Popoviçi”Haki Taha, si më i ditur nga ne, njeri me shkollë dhe mësues, na tregoi se shkaktar për të gjitha këto që po ngjanin në Kosovë, ishte Miladin Popoviçi, prandaj ky duhej zhdukur fizikisht. Hakiu tha se pasi ta bënte këtë do vŕiste veten, vetëm që Kosova të mos vuante më. Para se të vepronte, Hakiu gjeti një flamur të Shqipërisë, ia dha një gruaje për ta qëndisur me fije ari fjalët: “Kosovës liri – bashkim me Shqipërinë”. Gruaja e shkroi por për fjalën e dytë, nuk i doli ari. Për këtë unë dola, gjeta fije ari dhe shkrova atë që mungonte. Më 13 mars 1945 Haki Taha e vendosi në gjoks flamurin në shtëpinë time, nën një jelek lëkure. Doli i armatosuŕ dhe u nis të vristè Miladin Popoviçin. Dolëm bashkë. Rreth 100 metra nga shtëpia, u ndamë. Unë shkova në pazar se ishte ditë pazari, ndërsa Hakiu u nis në zyrën e Miladinit. Më parë shkroi një letër sikur donte të shtrohej në spital se ishte sëmurë e për këtë i duhej ndihma e Miladinit. Sapo ia dha letrën e vraù me revolver italian. Pas vrasjeś doli dhe u fsheh në një plevicë bari. Pas dy ditësh qëndrimi, nga uria doli në qytet, por këtu ra në pritë të patrullave. Për të mos rënë në dorë i gjallë te ata, vraù veten”.▫️Copëz nga dëshmia e Qazim Vulës, shokut të Hakiut. Qazimi u dënua nga dy regjimet komuniste, të Jugosllavisë e Shqipërisë.📷▫️Dushan Mugosha, EH, Miladin Popoviç në fund të vitit 1943 në Labinot të Elbasanit.▪️ Kastriot DERVISHI

Related posts

PLAS NË HORMUZ, Garda Revolucionare sulmon anijet Amerikane? Del skenari i frikshëm

dardanianews

Ish zëvendësi i Tahir Zemajt i drejtohet Rrustem Berishës: Trego kush të kërcënoi, dhe çfarë bisedove me Azem Sylën e Jakup Krasniqin

dardanianews

Vogëlushi dyshohet se pas përfundimit të mësimit të martën, kishte rënë në lumin e Gadimes

dardanianews