November 20, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Albulena Haxhiu mohon se Vetëvendosje ka kërkuar nga Vjosa Osmani të aderojë në parti

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.Haxhiu është pyetur se a ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje nga Vjosa Osmani të bëhet pjesë e saj, duke e mohuar një gjë të tillë.Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, asnjëherë nuk ka kërkuar nga Vjosa Osmani të bëhet pjesë e partisë.

Haxhiu thotë se me Osmanin i bashkojnë ato pika të përbashkëta që janë keqqeverisja me vendin nga qeveritë e kaluara.
“Jo nuk kemi kërkuar që të bëhet pjesë e jona. Me zonjën Osmani pajtohemi me ato gjëra që pajtohemi, e që kryesisht kanë të bëjnë me keqqeverisjen e vendit nga pushtetet e kaluara”, ka thënë Haxhiu.

Related posts

Mos gaboni t’i luani këto lojëra – janë të mallkuara

dardanianews

Rrëfimi tronditës nga Kandiq: Si provuan serbët ta vrisnin dhe ta fajësonin UÇK-në

dardanianews

Lajmi i fundit: 60 TË SHËRUAR DHE 214 RASTE ME COVID-19!

dardanianews