15.8 C
New York
May 11, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Merrni masat dhe përgadituni! Moti bënë kthesën DRASTIKE për nesër, ja cfarë pritet të ndodh

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim, në mbrëmje mot kryesisht i vranët.Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 1 gradë celcius.Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore parashikohen të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje–juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra stuhi dëbore.Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës era pritet të fitoi shpejtësi deri 18 m/s.

Related posts

Borë në Kroaci, veturat bllokohen në trafik

dardanianews

Tragjike: Polici i Kosovës dyshohet se vrau veten para stacionit polico

dardanianews

Raporti e thotë edhe këtë: Njerëzit e Albin Kurtit kanë shpërndarë fake news që Vjosa Osmani është agjente ruse

dardanianews