May 20, 2026
DardaniaNews
Lajme

Skandal dhe turp! Gjinovci: E vërteta e UÇK-së është që janë mbi 100 viktima shqiptarë nga njerëzit që sot janë në Hagë

Dy vite më parë kishte ndodhur një nga përplasjet më të ashpra të këtij viti. Gjatë debatit, ku protagonistë ishte analisti dhe ish-moderatori jo fort i suksesshëm, Rron Gjinovci dhe gazetarja Dafina Demaku, u tha shumëçka. Gjinovci, por edhe Nexhmedin Spahiu, u treguan absolutisht johumanë me historinë personale të Demakut, e cila është vajzë e dëshmorit.

Duke u thirur në procesin e Hagës, Gjinovci në një moment flet sikur të ishte zëdhënës i Zyrës së Prokrorit të Specializuar. Natyrisht, Gjinovci foli edhe për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe procesin në Hagë.

“Ti po m’kallxon për UÇK-në. Ti s’ke çka m’kallxon kurgjo. Unë e di për UÇK-në, e kam marr vesh në Hagë. Hashim Thaçi ka thënë s’jam kanë në Kosovë, Kadri Veseli ka kërcy prej helikopteri. Këto i kam marr vesh prej juve. Përjcellne procesin në Hagë. Gjergj Dedaj nuk u kanë normal. Qekjo është e vërteta e juaj. Mbi 100 viktima shqiptare nga njerëzit që akuzohen dhe janë sot në Hagë. Qekjo është e vërteta e UÇK-së dhe e jotja” – akuzon Gjinovci.

Megjithatë, duket se Gjinovci nuk e di saktë dosjen e Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Në fakt, në procesin në Gjykatën Speciale, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për mbi 100 viktima të etnive të ndryshme, përfshirë shqiptarë, serbë dhe romë.

Kujtojmë që procesi ende nuk ka përfunduar dhe siç e do rregulli juridik, Thaçi dhe të tjerët janë të pafajshëm, deri në momentin kur vërtetohet e kundërta.

Related posts

Ndahet nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

dardanianews

“E vrau bashkëshorten me plumb në kokë”, burri nga Peja: Nuk më la të futem në shtrat, më thoshte skizofren/Dosja e Prokurorisë

dardanianews

“Largohuni nga rrugët” – Dronët ukrainas terrorizuan qytetin ku Vladimir Putin po mbante një fjalim për luftën

dardanianews