Psikologia dhe studiuesja Dr.sc. Vlora Obertinca trajton një temë të ndjeshme dhe shumë aktuale, fundin e lidhjeve në çift dhe mënyrën se si shoqëria duhet ta kuptojë ndarjen si proces njerëzor, jo si luftë personale.Sipas saj, dashuria është një nga përjetimet më të bukura të jetës, por jo gjithmonë është e përjetshme. Kur ndjenjat shuajnë, mbajtja me forcë e një lidhjeje sjell vuajtje për partnerët dhe shpesh pasoja të rënda për fëmijët. Ajo thekson se ndarja me respekt është më e shëndetshme sesa tradhtia, urrejtja apo dhuna që lind nga marrëdhëniet e shkatërruara.Dr. Obertinca nënvizon se fëmijët janë ata që e pësojnë më së shumti në familjet pa dashuri, ku konfliktet dhe tensionet lënë pasoja afatgjata emocionale. Për këtë arsye, ajo kërkon më shumë edukim familjar dhe shoqëror mbi marrëdhëniet, dashurinë dhe përgjegjësinë pas ndarjes.Në mesazhin e saj, ajo kujton se askush nuk është pronë e askujt dhe se jeta vazhdon. Kur një kapitull mbyllet me dinjitet, hapet mundësia për një fillim të ri, më të qetë dhe më të shëndetshëm. #abcnewskosova

