10.4 C
New York
October 26, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Raportohet se kjo është marrëveshja parazgjedhore mes Osmanit dhe Abdixhikut

Raportohet se brenda strukturave të LDK-së është duke qarkulluar një “skicë” e listës zgjedhore në kuadër të afrimit mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit.

Sipas këtyre raportimeve, në krye të listës parashihet të jetë Osmani, ndërsa pas saj Abdixhiku.

Në dhjetëshen e parë, Osmani do të ketë mundësinë të përzgjedhë edhe tre kandidatë të tjerë, ndërsa Abdixhiku pesë.

Ndërkohë, në dhjetëshen e dytë raporti ndryshon, ku gjashtë pozita i takojnë Vjosa Osmanit dhe katër Lumir Abdixhikut, raporton Sinjali, transmeton Insajderi.

Related posts

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

dardanianews

Transformimi i Ilir Metës, Berisha: Nxirreni nga burgu

dardanianews

Nëna e Vjosa Osmanit, një nga mijëra infermieret në Kosovë që janë në vijën e frontit ndaj Covid 19

dardanianews