September 16, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Trump: Luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë në të njëjtën kohë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë në kohë të njëjtë.

Ai këto deklarata i ka bërë pas një bisede që ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Cila luftë do të përfundojë e para? Ndoshta janë në kohë të ngjashme”, ka thënë Trump.

Trumpi ka thënë se Iranin e sheh të mposhtur ushtarakisht, duke ripërsëritur se SHBA-ja ka shkatërruar forcën e tij detare e ajrore.

Trumpi ka thënë se ka biseduar “pak për Iranin me presidentin rus”.

“Mendoj se do të vijmë me një zgjidhje shpejt. Shpresoj, ne do të donim të shihnim një zgjidhje të mirë”, ka theksuar ai.

Related posts

Thaçi: Nëse Kurti e bën Zajednicën duhet me gjuajt me gaz lotsjellës

dardanianews

25 vite burg për Hashim Thaçin

dardanianews

Gruaja e Agim Ramadanit i reagon Shkelzen Gashit: Mos e ndyt gjakun e pastër që u derdh në mbrojtjen tënde

dardanianews