September 16, 2026
DardaniaNews
LajmeSondazh

REZULTATE BEFASUESE TE NJE SONDAZHI KREDIBIl

Pas shpërndarjes së Kuvendit, një kompani e specializuar për matjen e opinionit publik ka realizuar një sondazh të gjerë me mbi 18,000 respondentë. Pyetja kryesore drejtuar qytetarëve ishte: “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, cilin do të preferonit: Vjosa Osmanin apo Albin Kurtin?”
Rezultatet kanë rezultuar tejet të balancuara dhe njëkohësisht befasuese: 50% e të anketuarve janë shprehur në favor të Vjosa Osmanit, ndërsa 50% kanë mbështetur Albin Kurtin.
Ky sondazh nënvizon qartë mungesën e një favoriti absolut në këtë fazë, duke sugjeruar një garë të hapur dhe të paparashikueshme. Mbetet për t’u parë se si këta dy protagonistë do të arrijnë të ndikojnë në formësimin e opinionit qytetar në favor të subjekteve të tyre politike gjatë fushatës zgjedhore.

Related posts

Anketa e Bota Press: A po i mbron Vjosa Osmani parimet e LDK-së? Ja rezultati!

dardanianews

Koronavirusi në Kosovë, infektologu Ahmeti: 2-3 javët e ardhshme janë vendimtare

dardanianews

Po sillnin armë në Kosovë, pamje nga beteja ku ra heroikisht Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarë të tjerë

dardanianews