July 2, 2026
DardaniaNews
LajmeShqipëri

“Enver Hoxha mori pushtet nga pamja e tij”, Spartak Ngjela: Diktatori nuk ishte lider, por i mahniti me bukurinë

I ftuar në “Podcast me Grida Duma”, Spartak Ngjela u ndal te raporti mes pushtetit dhe asaj që ai e quan “eros politik”, duke sjellë si shembull figurën e Enver Hoxha.

Gjatë bisedës, Ngjela theksoi se ndikimi i një lideri mbi turmën nuk lidhet vetëm me programin apo fjalën, por me një tërheqje të brendshme që, sipas tij, shpesh vepron në mënyrë të pavetëdijshme.

“E vetmja figurë që e zgjidh këtë që të thashë, merre fotografinë e Enver Hoxhës”, u shpreh ai, duke e përdorur si shembull ekstrem të këtij fenomeni.

Sipas Ngjelës, ish-diktatori shqiptar nuk e ndërtoi autoritetin mbi komunikimin politik. “Ai e ka marrë pushtetin nga pamja e fytyrës. Me atë i ka marrë të tërë”, tha ai.

Në vijim, ai shtoi se Hoxha nuk kishte aftësinë e një lideri për të artikuluar ide bindëse. “Çfarë përfaqësonte? Asgjë. Politikani duhet të ketë edhe verbin. Ai verb s’kishte, ca fraza të gjata”, u shpreh Ngjela.

Në analizën e tij, ndikimi i Hoxhës mbi shoqërinë erdhi më shumë nga perceptimi sesa nga përmbajtja reale e mesazhit. “I kishte mposhtur opinionin publik me figurën e tij dhe ata mendonin se këto ishin perla”, përfundoi ai.

Related posts

“Fake news” lajmi për iftar të përbashkët mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

dardanianews

Pse nuk përmendet bora askund në Kuran

dardanianews

Sveçla: Ka mjekë nga Serbia që po ndihmojnë Kosovën

dardanianews