November 16, 2026
DardaniaNews
LajmeShëndetësi

Skandaloze: Logopedi që ishte arrestuar për dhunë ndaj fëmijës, kandidat për shef në QKUK

Iljasa Fazliu, logopedi që ishte arrestuar në nëntor të vitit 2022 pas publikimit të një audio-incizimi ku dëgjohej duke fyer një fëmijë 3- vjecar është në mesin e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për pozitën e shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kjo bëhet e ditur në njoftimin e QKUK -së për verifikimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin e shpallur më 8 tetor shkruan Gazeta Shneta.

Emri i Iljasa Fazliut kishte marrë jehonë në nëntor të vitit 2022, pas publikimit të një audio-incizimi nga ordinanca e tij private në Gjilan, ku dëgjohej duke përdorur gjuhë fyese ndaj një pacienteje trevjeçare me autizëm.

Pas rastit, Fazliu ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Në atë kohë, ai mbante pozitën e ushtruesit të detyrës së shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK, nga e cila ishte larguar pas publikimit të rastit.

Megjithatë, procedura gjyqësore kishte përfunduar me aktgjykim lirues në tetor të vitit 2024.

E për pozitën e shefit të Shërbimit të Logopedisë, përveç Fazliut, kriteret e konkursit i kanë plotësuar edhe Zahide Rraci dhe Granit Haliti. Të tre janë përfshirë në listën e kandidatëve që do të vazhdojnë në fazën e ardhshme të rekrutimit.

Në të njëjtin njoftim janë publikuar edhe rezultatet e verifikimit paraprak për dy pozita të tjera.

Për pozitën e zyrtarit të lartë ligjor në Zyrën për Çështje Juridike në QKUK, kriteret i kanë plotësuar Bajram Miftari dhe Blerona Nevolani.

Ndërkaq, për pozitën e zyrtarit të lartë certifikues në Zyrën e Drejtorit të QKUK-së, në listë janë përfshirë Shkurte Sopi Zeqiri dhe Arjeta Mehmeti, të cilat po ashtu i plotësojnë kriteret e konkursit.

Detajet e tjera i gjeni KETU./Gazeta Shneta/

Related posts

Rasti tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është vajza e re që u gjet pa shenja jete

dardanianews

BUZHALA:Unë jam shqiptar katolik, dhëndri im është shqiptar musliman! (VIDEO)

dardanianews

“Shkrepe, shkrepe shpejt”/ Florian Binaj zbulon historinë e fotos me Erion Veliajn: Më erdhi si hije nga mbrapa dhe..

dardanianews