10.5 C
New York
May 31, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeShëndetësiShkencë

Lajme te mira nga bota, ka shprese per miliona njerez qe jane te prekur nga kanceri, ose qindra miliona qe do te preken

Mes shumë lajmeve shqetësuese që vijnë nga bota, ka edhe zhvillime që japin shpresë për miliona njerëz të prekur nga kanceri dhe për ata që mund të përballen me këtë sëmundje në të ardhmen.

Së fundmi janë publikuar rezultatet e një studimi premtues mbi disa injeksione të reja inteligjente kundër kancerit. Nga 102 pacientë që i janë nënshtruar kësaj terapie, te 43 prej tyre tumori është zvogëluar ose është zhdukur plotësisht. Në 28 raste është vërejtur një reduktim i ndjeshëm i sëmundjes, ndërsa te 15 pacientë mjekët nuk kanë arritur të gjejnë më asnjë shenjë të kancerit.

Veçanërisht inkurajues është fakti se këta pacientë kishin kaluar më parë trajtime si imunoterapia dhe kimioterapia pa sukses, duke i konsideruar mundësitë e tyre terapeutike pothuajse të shterura.

Ilaçi Amivantamab vepron në tri drejtime njëkohësisht: pengon një proteinë që nxit rritjen e tumorit, bllokon mekanizmat që qelizat kancerogjene përdorin për t’u rezistuar terapive të tjera dhe njëkohësisht stimulon sistemin imunitar që të luftojë më efektivisht sëmundjen.

Testimet e para janë kryer në një nga format më agresive të kancerit, atë të kokës dhe qafës. Ndërkohë, shkencëtarët po zhvillojnë rreth 60 studime të tjera për të vlerësuar efektivitetin e kësaj terapie edhe në lloje të tjera të kancerit, përfshirë atë të mushkërive.

Related posts

Në Malishevë nusja e bën֝ë burrin për spital, ky i fundit ankohet në polici!

dardanianews

Presidenti Milanoviç: Nëse Rusia dhe Ukraina përplasen, Kroacia do të tërhiqet nga NATO

dardanianews

Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë — 90 të prekur gjithsej

dardanianews