16.3 C
New York
May 31, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Londrimi dhe Dolce sjellin skena sensuale gjatë xhirimeve

Londrimi vijon prezantimin e EP-së së tij të ri, i përbërë nga pesë këngë, ndërsa projekti i tij muzikor ka nisur tashmë të marrë formë me publikimin e videoklipit të parë “Afterparty”, i cili është pritur me reagime pozitive nga publiku.

Sipas planit të artistit, këngët e mbetura të minialbumit do të publikohen njëra pas tjetrës, duke mbajtur të gjallë interesin e ndjekësve për çdo etapë të projektit vizual.

Ndërkohë, vëmendja është zhvendosur te një prej videoklipeve të radhës, ku si protagoniste do të shfaqet Dolce.

Dyshja, e njohur për raportin e tyre të komentuar brenda Big Brother VIP Kosova 4, rikthehen sërish bashkë në një projekt artistik, këtë herë jashtë formatit televiziv.

Xhirimet e klipit janë zhvilluar në qytetin e Shkodrës, ndërsa burime pranë projektit kanë bërë të ditur për Prive By Liberta Spahiu se videoja muzikore nuk do të jetë një realizim i zakonshëm.

Mësohet se në klip do të ketë skena shumë “hot” dhe tejet sensuale, ku dyshja do të shfrytëzojë kiminë mes tyre për të sjellë një atmosferë sa më të fortë vizuale.

Related posts

Juristja Haxhia: Meshkujt shqiptarë, seksin pikë të fortë

dardanianews

Rrëfimi i pazakontë i Adelina Ismajlit: Shqipëria më vlerëson dhe më do më shumë sesa Kosova

dardanianews

Vesa lëshon bombën për Mërgim Berishën: Dyshova se ish i fejuari im ishte “gay”

dardanianews