E plotësuar: Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lëvizja Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në zgjedhje me 42.27% të votave të numëruara, duke siguruar deri tani 145,002 vota, pas numërimit të mbi 54 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.01% ose 75,492 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.26% dhe 62,649 vota.
Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.00% të votave, ndërsa Srpska Lista ka marrë 4.64%.
Sipas të dhënave të publikuara, deri në momentin e raportimit janë numëruar 357,758 vota, që përbëjnë 18.25% të elektoratit, ndërsa janë përpunuar 1,372 nga 2,498 vendvotime, ose 54.92% e totalit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pas numërimit të 829 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 33.19% të totalit, Vetëvendosje ka siguruar 40.83% të votave ose 76,451 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.02% apo 41,232 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 18.42% ose 34,488 vota.

