July 26, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Mendon se më tremb?”/ Joz Marku përleshet fizikisht me moderatorin në Kosovë, POR…

Një moment i pazakontë gjatë emisionit “N’Kosovë Show” bëri që intervista mes Joz Markut dhe moderatorit Shpëtim Desku të tërhiqte vëmendjen e publikut.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4” ishte i ftuar në program, kur gjatë bisedës mes tyre u krijua përshtypja e një debati të tensionuar.

Në një moment, Joz Marku iu drejtua moderatorit me fjalët: “Zotëti, je tu më acaru, je tu mkalu në tjetër…po kaloj në nervozizëm”.

Nga ana tjetër, Shpëtim Desku iu përgjigj: “mendon se po më tut mu?”, ndërsa më pas të dy u ngritën nga vendet dhe u afruan ballë për ballë, duke shkëmbyer disa fjalë.

Megjithatë, situata rezultoi të mos ishte reale.

Më vonë u bë e ditur se gjithçka ishte pjesë e një skene të planifikuar paraprakisht mes tyre dhe nuk kishte të bënte me ndonjë konflikt të vërtetë.

Videoja e momentit është shpërndarë në rrjetet sociale, ku fillimisht ngjalli reagime të ndryshme, përpara se të sqarohej se bëhej fjalë për një shaka të organizuar nga protagonstët e emisionit.

https://www.facebook.com/watch/?v=1286219473495102

Related posts

Benita banore e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania?

dardanianews

Sara futet surprizë në mes të intervistës së Drilonit (VIDEO)

dardanianews

I dhanë fund romancës për shkak të xhelozisë? E vërteta e ndarjes mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj

dardanianews