September 15, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Po vjen fronti i ftohtë, parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat herë pas here do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Reshjet lokalisht do të vazhdojnë edhe në orët e mëngjesit, më pas dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell.Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C. /MeteoKosova/

Related posts

Ish-agjenti i SHIK-ut: Kush janë profiterat e luftës që pinin kafe me Ivica Stanishiqin në Brezovicë kur Jusuf Gërvalla luftonte Serbinë?

dardanianews

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

dardanianews

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

dardanianews