Një vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim që, sipas saj, po vazhdon prej muajsh.Ajo pretendon se prej rreth 3 muajsh një burrë shfaqet gjatë orëve të vona në apartamentin përballë banesës së saj dhe kryen veprime të papërshtatshme në pamje të banorëve. Sipas denoncueses, situata është përsëritur vazhdimisht, duke krijuar shqetësim dhe pasiguri.Vajza thotë se nuk e njeh personin në fjalë dhe se ka vendosur të kërkojë ndihmë pasi pretendon se kjo sjellje po vazhdon prej një kohe të gjatë. Ajo ka dërguar edhe pamje video në redaksi dhe kërkon të mbetet anonime.Ngjarja raportohet se ndodh në zonën e Medresesë në Tiranë, pranë ish-restorant “Durrësi”.Mesazhi i denoncueses:“Kam një video për të denoncuar një burrë përballë pallatit tim. Gjithmonë vjen gjatë natës dhe duket se bën gjeste të turpshme. Kjo gjë ka vazhduar gati për 3 muaj. Kam frikë të dal nga shtëpia. Ju lutem më ndihmoni, sepse është e patolerueshme.”

