18.4 C
New York
June 24, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbizSociale

“Nëna i çoi djalit videon e babait me nusen”/ Detektivja e njohur zbulon rastin EKSTREM të tradhtisë: Jam shokuar kur kam parë

E ftuar në “Grida Duma Podcast” ka qenë detektivja e njohur, Shkënda Lili, e cila gjatë intervistës ka treguar rastin më ekstrem të tradhtisë që ka shkuar në studion e saj.

Lili tha se një grua kishte kuptuar që burri i saj shkonte me nusen e djalit, e këtë donte t’ia vërtetonte të birit. Bashkëshorti i saj e kishte pranuar dhe i kishte thënë se ‘më mirë të ndodhë brenda shtëpisë se sa jashtë’.Detektivja vijoi duke thënë se zonja në fjalë kishte arritur që të bënte një video falë një pajisje që i kishte dhënë ajo. Videon ia kishte dërguar djalit, i cili kishte vite që jetonte pa dokumente jashtë Shqipërisë.Pjesë nga intervista:

Detektivja vijoi duke thënë se zonja në fjalë kishte arritur që të bënte një video falë një pajisje që i kishte dhënë ajo. Videon ia kishte dërguar djalit, i cili kishte vite që jetonte pa dokumente jashtë Shqipërisë.

Si përfundim mbaroi ky zinxhir shëmtie?

Unë kam parë dhe videon që më ka sjellë zonja në fjalë

Video ishte akti seksual?

Jam shokuar, nuk di çfarë të them.

Aq pështirosje të shkaktoi?

Me atë rast kam vërtetuar se ka ardhur fundi i njerëzimit. Zonja në fjalë ia ka transmetuar videon djalit dhe ai është ndarë nga nusja.

I çoi videon e të atit me nusen?

Absolutisht. Djali ka ardhur në Shqipëri dhe pse ishte pa dokumente. Është përballur me këtë, ka marrë nënën dhe është larguar, me babain nuk ka asnjë komunikim.

Fëmijë kishin?

Kishin një vajzë.

Po vajza me kë rri?

Deri para pak kohësh kam patur kontakt me zonjën në fjalë dhe është në proces divorci. Po lufton për t’a marrë vajzën në kujdestarinë e tij. Ka një problem se është pa dokumente dhe është e vështirë për t’a tërhequr atje ku jeton. Ky është rasti më ekstrem për mua.

Related posts

Haxhiu e largon flamurin dardan nga Zyra e Presidencës?

dardanianews

Arrestohet Atdheu i “Përputhen”, dalin pamjet

dardanianews

DOKUMENT: Bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit Rugova sjell dokumentin që Kolonel Krasniqi paralajmëroi rrezikun e Mitrovicës, lajmëroi Rugovën, Berishën e Bukoshin

dardanianews