12.2 C
New York
September 24, 2026
DardaniaNews
Lajme

Dashuria e madhe për shqiptarët, gjermani bën shqiponjën tatuazh në kokë (FOTO)

Guido Pohlmächer ka rënë në ‚dashuri të madhe me shqiptarët‘, pas miqësisë me familjen Hoti nga Rugova e Hasit e cila jeton në Gjermani, dhe për këtë ka bërë edhe tatuazh të shqiponjës në kokë.

Dy vjet më parë 37 vjeçari Pohlmächer nga qyteti i landit Baden-Württemberg kishte bërë një tatuazh në faqe me shqiponjën kuq e zi.

Në atë tatuazh kishte vizatuar shkronjën A për Albania si shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D për Deutschland si shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë. E për përvjetorin e 11 të pavarësisë dhe për fillimin e dytë të dekadës së shtetit të Kosovës ky gjerman ka bërë një tjetër gjest. Ai e ka bërë tatuazh simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij dhe ka shkruar “Love Hoti” ku edhe ka shprehur dashurinë për familjen nga Hasi i Rugovës me mbiemrin Hoti.

Related posts

Kjo është pafytyrësia e Kurtit! E poshtëron FSK-në dhe shtetin!

dardanianews

Zyrtarja e Komunës së Mitrovicës që ndërroi jetë, do të varroset sot

dardanianews

Qeveria e re – A do të takohen sot Thaçi dhe Mustafa?

dardanianews