21 C
New York
August 22, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

U raportua se e zhdukur, 38-vjeçarja gjendet duke bashkejetuar me një burrë në Prishtinë

Një rast i personit të zhdukur, i raportuar që nga fundi i muajit maj, është mbyllur pasi Policia ka lokalizuar gruan që kërkohej, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për S. N. (38 vjeçe), e cila figuronte si person i zhdukur që nga 28 maji 2026.

Ajo u gjet në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi u ndalua nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prishtinë, në kuadër të trajtimit të një mosmarrëveshjeje familjare.

Gjatë verifikimit të identitetit, Policia konstatoi se ndaj saj ekzistonte ende një rast aktiv i iniciuar si “Person i zhdukur”.

Në deklarimin e dhënë para hetuesve, S. N. ka bërë të ditur se ishte larguar me dëshirën e saj dhe kishte krijuar lidhje me një person në lagjen Taslixhe të Prishtinës, me të cilin kishte nisur bashkëjetesën.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se familjen e kishte njoftuar për vendndodhjen e saj rreth një javë pasi ishte raportuar si e zhdukur.

Pas sqarimit të rrethanave, rasti është proceduar sipas procedurave ligjore.

Related posts

“Largohuni nga rrugët” – Dronët ukrainas terrorizuan qytetin ku Vladimir Putin po mbante një fjalim për luftën

dardanianews

Kosovarët: Do të jemi me 20 dhjetor në Tiranë kundër Presidentit Vuçiç

dardanianews

Tensionet në Detin e Zi, Rusia shkatërron tre anije turke pas telefonatës Erdogan-Putin

dardanianews