15.3 C
New York
October 7, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

U raportua se e zhdukur, 38-vjeçarja gjendet duke bashkejetuar me një burrë në Prishtinë

Një rast i personit të zhdukur, i raportuar që nga fundi i muajit maj, është mbyllur pasi Policia ka lokalizuar gruan që kërkohej, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për S. N. (38 vjeçe), e cila figuronte si person i zhdukur që nga 28 maji 2026.

Ajo u gjet në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi u ndalua nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor “Veriu” në Prishtinë, në kuadër të trajtimit të një mosmarrëveshjeje familjare.

Gjatë verifikimit të identitetit, Policia konstatoi se ndaj saj ekzistonte ende një rast aktiv i iniciuar si “Person i zhdukur”.

Në deklarimin e dhënë para hetuesve, S. N. ka bërë të ditur se ishte larguar me dëshirën e saj dhe kishte krijuar lidhje me një person në lagjen Taslixhe të Prishtinës, me të cilin kishte nisur bashkëjetesën.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se familjen e kishte njoftuar për vendndodhjen e saj rreth një javë pasi ishte raportuar si e zhdukur.

Pas sqarimit të rrethanave, rasti është proceduar sipas procedurave ligjore.

Related posts

Ekskluzive: Kjo është letra me të cilën avokati Halilaj iu është drejtuar ambasadave dhe EULEX-it për Sami Lushtakun, përmend 1.4 milionë marka dhe ndikimin në procedurë

dardanianews

Një parti kundër Haki Abazit, nesër propozojnë shkarkimin e tij në Kuvend

dardanianews

“Mos i bëj këto filma me mua o prokuror”, si ushtari i UÇK la me gojë hapur Hagën

dardanianews