Disa fotografi nga e kaluara e saj kanë nisur të qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, por ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka treguar se nuk ndikohet nga komentet apo tentativat për ta gjykuar për ndryshimet në pamjen e saj ndër vite.Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka vendosur t’u përgjigjet atyre që po përpiqen ta përdorin të kaluarën e saj për ta sulmuar, duke theksuar se ato momente janë pjesë e rrugëtimit të saj personal.“Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë deri te personi që jam sot”, ka shkruar Dolce.

Ish-banorja ka falënderuar gjithashtu ndjekësit që e mbështesin me mesazhe pozitive, ndërsa për kritikët ka përcjellë një mesazh të qartë: të gjejnë të njëjtën qetësi dhe siguri që ajo ndjen sot.
Dolce ka bërë të ditur se komentet negative nuk do ta ndalin në planet e saj dhe se do të vazhdojë të fokusohet në të ardhmen, raporton Telegrafi, transmeto Periskopi.

