16.1 C
New York
October 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

I publikohen fotografi nga e kaluara, reagon Dolce: Edhe në ëndërr po iu dal

Disa fotografi nga e kaluara e saj kanë nisur të qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, por ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka treguar se nuk ndikohet nga komentet apo tentativat për ta gjykuar për ndryshimet në pamjen e saj ndër vite.Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka vendosur t’u përgjigjet atyre që po përpiqen ta përdorin të kaluarën e saj për ta sulmuar, duke theksuar se ato momente janë pjesë e rrugëtimit të saj personal.“Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë deri te personi që jam sot”, ka shkruar Dolce.

Ish-banorja ka falënderuar gjithashtu ndjekësit që e mbështesin me mesazhe pozitive, ndërsa për kritikët ka përcjellë një mesazh të qartë: të gjejnë të njëjtën qetësi dhe siguri që ajo ndjen sot.

Dolce ka bërë të ditur se komentet negative nuk do ta ndalin në planet e saj dhe se do të vazhdojë të fokusohet në të ardhmen, raporton Telegrafi, transmeto Periskopi.

Related posts

Ledri zyrtarizon lidhjen, poston foton me të dashurën

dardanianews

Sondazh deri të premten, votoni fituesin tuaj?

dardanianews

“Më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro”/ Çifti i njohur i showbizit rikthehen bashkë

dardanianews